Deputetët shkruan në pushim deri në orën 13:00, mes tensioneve dhe protestës së veteranëve të UÇK-së jasht.
Në seancën e sotme është paraparë edhe shqyrtimi i projektligjit për lejimin e tërheqjes së një pjese të mjeteve nga Trusti. Për këtë, një grup tjetër i qytetarëve po protestojnë, duke marshuar drejt Kuvendit.
Me thirrjet “Trusti është i yni, jo i Qeverisë”, protestuest po u kërkojnë deputetëve që të votojnë PRO këtij projektligji.
Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë. Kryeparlamentari Glauk Konjufca, pasi u kthye nga një takim me kryetarët e grupeve parlamentare tha se është i nevojshëm “një pushim deri në orën 13:00”.
Konjufca i mblodhi në një takim kryetarët e grupeve parlamentare, pasi PDK-ja dhe AAK-ja bllokuan foltoren e Kuvendit në shenjë proteste që Qeveria nuk i përfshiu veteranët në projektligjin për pagën minimale.
Ndërkohë, jasht po vazhdon protesta e veteranëve, të cilët janë të indinjuar me trajtimin nga Qeveria.
Deri në dyert e Kuvendit veteranët po protestojnë të frustruar që deputetët të martën miratuan në parim projektligjin për caktimin e pagës minimale i cili i mënjanon ata.
Policia është mobilizuar ndërsa veteranët e UÇK-së janë futur në oborrin e Kuvendit dhe do të shkojnë edhe para Qeverisë.