Punën për mandatin që e mori para tetë ditësh e synon ta kryejë për tri javë, do ta nisë të mërkurën.
Në takimin e parë, grupi punues që do të hartojë udhëzimin administrativ për largimin e kryetarëve të komunave veriore, pritet të nxjerrë draftin fillestar.
Finalizimi i tij, përcakton hapat për peticionin që kërkon nënshkrimin e 20 për qind të elektoratit.
Në grupin punues, shprehen të bindur se udhëzimi do të jetë gati në afatin e 1 shtatorit, njofton Klan Kosova.
Ky ekip përbëhet nga përfaqësues të Qeverisë, Presidencës e shoqërisë civile.
Ndër ta nuk ka serbë, por kryesuesi i këtij grupi shprehet i hapur për pjesëmarrjen e tyre.