Nis intervistimi i komisionerëve në Drenas për dyshimet për manipulim të votave

Nis intervistimi i komisionerëve në Drenas për dyshimet për manipulim të votave

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar të hënën se ka nisur intervistimin e anëtarëve të Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, konkretisht për Qendrën Komunale në Drenas, raporton Gazeta Enigma.

Sipas njoftimit zyrtar, këto veprime po zhvillohen në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe në kuadër të hetimeve intensive që janë duke u zhvilluar.

Hetimet lidhen me dyshimet për keqpërdorime gjatë procesit të numërimit të votave të kandidatëve të subjekteve politike.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, në koordinim me Policinë e Kosovës, do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore dhe hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, thuhet në njoftim. 

Related Articles