Ka nisur kuvendi zgjedhor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ku pritet të zgjedhet kryetari i ri i kësaj partie.
Kandidati i vetëm për të parin e AAK-së është themeluesi dhe kryetari i vetëm i kësaj partie, Ramush Haradinaj.
Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj partie, Lulëzim Blaka.
“Deri më tani, vetëm një kandidat ka paraqitur me shkrim kandidaturën, Ramush Haradinaj. Nuk kam asnjë informacion për ndonjë kandidat tjetër”, është shprehur Blaka.
Kujtojmë se në këtë kuvend pritet të zgjedhet edhe kryesia e re e AAK-së.