Ish-kryetari i Plisave ‘kërcënon’ Stavilecin dhe kryesinë e KB Prishtinës

Ish-kryetari i Plisave ‘kërcënon’ Stavilecin dhe kryesinë e KB Prishtinës

Albert Kastrati, ish-kryetari i tifogrupit “Plisat” ka kërkuar përgjegjësi nga kryesia e klubit të basketbollit të Prishtinës pasi nuk arritën të shpallen kampion.

Në postimin e Prishtinës ku njoftohej për transferimin e ish-kapitenit të Pejës, Arti Hajdari, Kastrati ka kërkuar përgjegjësi nga kryesia e klubit, ndërsa edhe i ka “kërcënuar” me largim nga detyra e tyre.

“Kryesia e Prishtinës ka ardhur me bo kampion edhe me fitu kupën, i larguan për mos sukses Edmond Azemin edhe Burimin. Tash ju nuk keni sukses a duhet me ju largu na apo largoni vet? Nuk e keni fitu as kupën e as nuk u bot kampion”, thuhet në komentin e Kastratit.

 Albert Kastrati i njohur me nofkën “Tigri” kishte dhënë dorëheqja nga pozita e kryetarit te tifozëria e “Plisave” para katër viteve.

Related Articles