Nis shqyrtimi fillestar për të akuzuarit për spiunazh

Nis shqyrtimi fillestar për të akuzuarit për spiunazh

Të mërkurën ka nisur shqyrtimi fillestar i dy të akuzuarve për spiunazh, Bedri Shabani e Muharrem Qerimi.

Prezentë janë kryetari i trupit gjykues, Rrahman Beqiri, avokati i Qerimit, Betim Shala dhe ai i Shabanit, Besnik Berisha.

Berisha tha se klientit të tij i duhet më shumë kohë për t’u njohur me aktakuzën, në mënyrë të ai të vihet në dijeni në detaje mbi fajësinë apo pafajësinë e tij.

Ai tha se aktakuza është voluminoze dhe se Shabanit i duhet kohë për ta analizuar aktakuzën.

“Na duhet t’ju njoftojmë se deklarimi i klientit tim është i pamundur për shkak se pak minuta para se të hynim në sallë i është dorëzuar një kopje e aktakuzës… Kam frikë se sot nuk kemi kushte për të vijuar më tutje sepse është e pamundur që brenda këtij afati të shkurtër të lexohet e të analizohet dhe që për këto z. Shabani të deklarohet…” ka deklaruar Berisha.

Ata dyshohet se kanë bërë spiunazh me Agjencinë e Inteligjencës Serbe (BIA).

BIA serbe kishte reaguar, duke mohuar se të dyshuarit kanë pasur ndonjë lidhje me të.

Related Articles