Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Luksemburgut, Xavier Bettel.
Ky takim pason ato të djeshme, ku Bettel u takua me Ministren e Jashtme Donika Gërvalla dhe Presidenten Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Enigma.
Po ashtu, sot kryediplomati i Luksemburgut zhvilloi një takim edhe me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi./GazetaEnigma/