Ka nisur takimi i drejtorit të CIA-s, William Burns me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në vizitën e paparalajmëruar, ai ka qëndruar të enjten pasdite në Presidencën e Kosovës.
Vizita e tij ndodh pasi zyrtari i lartë i inteligjencës qëndroi edhe në shtetet tjera të rajonit.
Në takim me presidenten ka marrë pjesë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, dhe drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti.
Vizita është zhvilluar me masa të rrepta të sigurisë, ku policia i ka detyruar gazetarët të mbanin distancë të madhe me pjesën ku lëvizte Burns, që është edhe pjesëtar i kabinetit të presidentit Joe Biden.
Deri tash askush nga palët nuk është deklaruar për media rreth vizitës së tij.