Nis takimi mes Bislimit dhe Petkoviqit, udhëhiqet nga Sorensen

Nis takimi mes Bislimit dhe Petkoviqit, udhëhiqet nga Sorensen

Kryenegociatori i Kosovës për dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, është takuar në Bruksel me konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga Qeveria në detyrë e Kosovës kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq.

Bislimi dhe Petkoviq, nën ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialogun, Peter Sorensen, po zhvillojnë takim të përbashkët.

Rundi i ri i dialogut në nivel të kryenegociatorëve vjen pasi ndërmjetësi evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, qëndroi në Kosovë dhe Serbi në muajin gusht.

Në Kosovë ai bisedoi me udhëheqësit shtetërorë për, siç deklaroi, zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve, e njohur edhe si Marrëveshja e Ohrit.

Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen e Ohrit më 2023. Edhe pse marrëveshja nuk është nënshkruar, Bashkimi Evropian këmbëngul se ajo është obligative për të dyja palët.

Related Articles