275 pjestarë të Njësive të Specializuara të Policisë së Kosovës iu janë nënshtruar testeve mjeksore dhe psikologjike.
Lajmin e kanë bërë të ditur SHSKUK, sipas të cilëve këto testime janë duke u kryer në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Univesitar të Kosovës.
Drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shërbimeve Shëndetësore në Policinë e Kosovës, Dr. Lindita Kajtazi, kanë parë nga afër punën që po bëhet nga stafi mjekësor për të kryer ekzaminimet e këtyre pjestarëve të Policisë.
Edhe më herët, ShSKUK kishte nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Policinë e Kosovës, për të ofruar kontrolle sistematike të policëve të Kosovës dhe po ashtu, kontrolle për rekrutët rinj të Policisë së Kosovës/Gazeta Enigma
Nis testimi mjekësor dhe ai psikologjik i pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës
