Në pikën kufitare me Serbinë në Merdare nga ora 08:00 e mëngjesit të sotëm ka nisur të zbatohet pika e dytë e marrëveshjes së 30 shtatorit në Bruksel mes Kosovës e Serbisë për targat e të dyja vendeve.
Automjetet nga Serbia që përmes këtij pikëkalimi kufitar po hyjnë në territorin kosovar, po detyrohen të vendosin tiketa ngjitëse mbi simbolet shtetërore që identifikojnë shtetin prej nga vijnë, njësoj sikur të gjitha automjetet kosovare që hyjnë në territorin serb.
Automjetet nga Serbia që përmes këtij pikëkalimi kufitar kanë hyrë në Kosovë po detyrohen të vendosin tiketa ngjitëse mbi simbolet shtetërore që identifikojnë shtetin prej nga vijnë, njësoj sikur të gjitha automjetet kosovare që hyjnë në territorin serb.
Kjo vjen dy javë pas fillimit të reciprocitetit me targa ndaj Serbisë.