Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Hysen Durmishi, njoftoi se kanë filluar punimet e rehabilitimit të rrugës Kishnicë – Bresalc, prej 27.8 kilometra me vlerë prej 4.1 milionë euro, njofton Gazeta Enigma.
“Filluan punimet për rehabilitimin e rrugës Kishnicë – Bresalc. Vlera e kontratës mbi 4.1 milion euro, gjatësia e rrugës 27.8 km”, ka shkruar Durmishi në rrjetin social në Facebook.
Tutje, kompania TALI Sh.P.K, ka bërë të ditur se punimet në terren po zhvillohen me një efikasitet dhe intensitet shumë të lartë, sa i përket këtij projekti ekipet janë të angazhuar si asnjëherë më parë me makineri super moderne të cilat do të mundësojnë siguri maksimale.
“Punimet në terren janë duke u zhvilluar me intensitet dhe efikasitet të lartë!Ekipet janë të angazhuara në mënyrë të kordinuar, me Makineri moderne dhe me të gjithë sinjalizimin e nevojshëm për siguri maksimale.Faza e gërmimit Gjithçka po ecën mire Tali Shpk”, kanë shkruar TALI Sh.P.K.
Njoftimet:
Pamje nga angazhimi maksimal i ekipës: