Investimet në sektorin e arsimit në Kosovë, ndonëse janë më të larta se në vendet e tjera të rajonit, derisa cilësohet edhe si njëri ndër sektorët më të rëndësishëm, shkruan Gazeta Enigma.
Një muaj e gjysmë na ndajnë nga përfundimi i vitit të ri, derisa niveli në sistemin arsimor përkufizohet me shumë probleme të mëdha. Eksperti i çështjeve të arsimit shprehet i zhgënjyer me mungesën e një vizioni nga autoritetet kompetente të arsimit në vend për të ndryshuar gjendjen në arsim.
“Gjendja e arsimit në Kosovë është në kolaps”.
Kështu ka thënër për Gazetën “Enigma”, Halim Hyseni nga Qendra për Avancimin e Performancës së Sistemit të Arsimit, derisa ka theksuar se nëse kjo gjendje vazhdon ma tutje rrezikohet e tërë ekzistenca e tërë nivelit të edukimit dhe arsimit.
“Si rrallë herë, arsimi është në këtë gjendje ka qenë edhe në vitin 90, derisa tani jemi para një bllokade totale”, ka thënë Hyseni i cili ka radhitur edhe faktorët paralel të ndikmit të gjendjes së nivelit të arsimit në vend. Sipas tij, faktorët që kanë ndikuar janë pandemia, mësimi online.
Njëri ndër faktorët kryesor sipas Hysenit është edhe Sindikata e arsimit, e cila po paraqitet si Ministria e Arsimit dhe është bërë faktor i atakimit të cilësisë së arsimit me greva. Ai shtoi se nëse “organet tona nuk veprojnë shpejtë me vendime shumë të arsyshme, atëherë mund të bllokohet i tërë sistemi i arsimit dhe të mos mund të riparohet jo vetëm të një dekade, por, brenda dy ose tri dekadave”.
Hyseni, gjithashtu përmendi dy faktorë të rimëkëmbjes së arsimit, derisa theksoi se nëse këta faktorë nuk zbatohen, sistemi i arsimit do të vazhdojë me avaz të vjetër. Ai shtoi se kjo është një alaram për Qeverinë e tashme e cila po sjellet në mënyrë të papërgjegjshme, sepse sipas tij duhet veprime konkrete që arsimi të mos vazhdojë në këtë gjendje”.
“Të themelohet një Komision Parlamentar me 2/3 me 80 përqind të deputetëve, të përfshihet edhe opozita që t’i paraqesin forcat e ndryshimit të cilat mund të depërtojnë në thellësi dhe e dyta Sindikata të heshtë”, ka thënë ai.
Ndërsa, Dukagjin Pupovci udhëheqës i Qendrës për Arsim të Kosovës, potencoi se trendet e përgjithshme në Kosovë tregojnë shenja të përmirësimit dhe lidhur më këtë, ai shtoi se Kosova, sa i përket shkollimit, ka më shumë gjëra të përafërta me vendet e zhvillimit të lartë njerëzor, sesa me ato të zhvillimit të ulët njerëzor.
Mirëpo, mendimet e parafolësve, kryetari i SBASHK-u, Rrahman Jashari, nuk i mbështet sepse sipas tij sistemi në arsim ka rezultuar pozitiv duke i pasur parasysh problemet me të cilat është përballur arsimi gjatë pandemisë.
“Në këto vitet e fundit, e kam parë nga afër se angazhimi i punëtorëve të arsimit ka qenë maksimal, kuptohet në rrethanat e krijuara ata me sukses kanë arritur të përballojnë mësimin online vitin e kaluar, derisa të gjithë ishin në stres se si do ta përballojnë mësimin online karshi situatës së krijuar. Ndërsa, ajo që gëzon është se ata ishin gjithmonë të gatshëm dhe shprehnin gatishmërinë për të punuar nëpër shkolla gjë që u pa edhe këtë vit shkollor dhe rrjedha e mësimit është e mbarë”, ka thënë ai për Gazetën “Enigma”.
Jashari shtoi se karshi këtyre problemeve të mëdha me pandeminë, SBASHK-u është angazhuar dhe ka bërë apel vazhdimit tek punëtorët arsimor, derisa këta të fundit kanë treguar se e respektojnë Sindikatën e tyre dhe kështu sipas tij arsimi ka rreth 100 përqind mësimdhënës të vaksinuar.
“E vërteta është se karshi kësaj po na përcjellin edhe probleme tjera, ku sfida më e madhe në nivelin e arsimit është se nuk po dihet fati i Ligjit të Pagave, derisa nga ana tjetër të instituticionet thonë se është duke u punuar, por Sindikata nuk ka qasje në punën e ndonjë grupi dhe kjo ka krijuar tensione, gjë që rezultoi edhe me vendimin e kryetarit të nivelit komunal që të veprohet edhe me veprime sindikale”, shtoi ai.
Reformat e reja njëri ndër faktorët kryesor për nivelin e dobët të arsimit
“Që nga paslufta janë bërë eksperimente në arsimin e Kosovës, duke marr kurrikula tjera dhe programe nga shtetet shumë të zhvilluara dhe duke i ndryshuar ato kohë pas kohe sipas vullnetit të individëve dhe mësimdhënësve që janë angazhuar me tërë kapacitetet për t’i përvetësuar ato programe të reja, por janë ndryshuar shpesh”, ka thënë Jashari.
Madje, Jashari theksoi se e kishin lutur ish kryetarin e Kamenicës, Qëndron Kastratin që mos të ngutet dhe të pritet që në nivel Kosove të mirret një program, sepse sipas tij nuk është e drejtë të mbyllen shkollat dhe të hudhen mësimdhënësit që me vite të tëra kanë punuar.
Si përfundim, Jashari thekson se mësimdhënësit janë duke u angazhuar maksimalisht,por kushtet edhe pse nga jashtë duken të bukura, por për shekullin XXI (21) nuk janë të mjaftueshme ngase në shumicën e shkollave mungon qasja në internet, mungojnë kabinetetet e teknologjisë bashkohore
/Gazeta Enigma/.