Një 15-vjeçar është therur me thikë sot në Obiliq.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 12:00 në sheshin “Adem Preniqi”.
Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai tha se policia ka identifikuar të dyshuarën, ndërsa shtoi se viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore.
“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për lëndimin që ka marrë një i mitur i moshës rreth 15 vjeç. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në sheshin “Adem Preniqi” në Obiliq”.
“Viktima dyshohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka identifikuar të dyshuarën”, deklaroi Borovci.
Rasti po trajtohet në koordinim me prokurorin për të mitur.