Një 18-vjeçar gjendet pa shenja jete në Mitrovicë

Një 18-vjeçar gjendet pa shenja jete në Mitrovicë

Një person 18-vjeçar nga fshati Kçiq i Madh i Mitrovicës, është gjetur pa shenja jete.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti.

“Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Rasti është iniciuar dhe po hetohet si “Hetim mbi vdekjen”. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet  për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).”, tha Zahiti.

Related Articles