Tre persona të lënduar nga një përplasje veturash në rrugën Malishevë-Rahovec

Tre persona të lënduar nga një përplasje veturash në rrugën Malishevë-Rahovec

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në aksin rrugor Malishevë-Rahovec.

“Dy persona të lënduar janë dërguar me auto ambulant ne QKUK ne Prishtinë, kurse personi i tretë është spitalizuar në Gjakovë, mirëpo është jashtë rrezikut për jete. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar”, kështu ka thënë për Gazetën Enigma zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

Tutje ai ka deklaruar se aksidenti ka ndodhur shkaku i pakujdesisë së shoferit i cili befas e kishte ndërruar shiritin qarkullues  duke kaluar ne shiritin e kundërt qarkullues.

“Sot rreth orës 14:00 ne aksin rrugor Malishevë – Rahovec ne vendin e quajtur “Rrasat e Rahovecit” deri sa vozitësi tani i dyshuari kishte qene duke e drejtuar automjetin dhe duke mos pasur kujdes te shtuar gjate vozitjes befas e kishte ndërruar shiritin qarkullues  duke kaluar ne shiritin e kundërt qarkullues, dhe ne atë moment kishte qene duke qarkulluar  ne drejtim te Malishevës automjeti tjetër te cilën e godet direkt ne pjesën ballore. Si pasoje e këtij aksidenti te ndodhur përpos dëmeve te konsiderueshme materiale ne dy automjetet, po ashtu kane pësuar lëndime trupore dy vozitësit dhe nje bashkudhëtar. Dy persona të lenduar janë dërguar me auto ambulant ne QKUK ne Prishtinë, kurse personi i tretë është spitalizuar ne Gjakovë, mirëpo është jashtë rrezikut për jete. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar”, ka thënë Gjurkaj.

/Gazeta Enigma/

Related Articles