Një burrë është gjetur i vdekur dhe i groposur në fshatin Baincë të Lipjanit, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka njoftuar se trupi i viktimës është dërguar për obduksion në IML dhe se dyshohet për vrasje të rëndë.
“Sot rreth orës 12:00, më fshatin Baicë të Lipjanit, është gjetur i groposur një trup i pajetë (ende i paidentifikuar).Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, kanë nisur veprimet procedurale, ndërsa trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi dhe identifikim.Bazuar në rrethanat fillestare, dyshohet për vrasje të rëndë.Aktualisht hetuesit janë duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës” tha Ahmeti. /Gazeta Enigma/