Një çift bashkëshortor janë gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tyre në fshatin Pataqan të komunës së Rahovecit.
Sipas policisë deri tek vdekja e viktimave ka ardhur si pasojë e asfiksimit nga tymi, pasi kishte marr flakë një kolltuk.
Për rastin e rëndë ka folur edhe një familjar i çiftit të ndjerë.
Kushtrim Zekaj, tha për RTK-në se dyshimet janë që fillimisht ka marrë zjarr adapteri (mbushësi) i telefonit, më pas është përhapur tymi që duket se ka qenë fatal për të moshuarit.
“Vatra e zjarrit ka ardhur nga prizës ku ka qenë i vendosur mbushësi i telefonit dhe më pas janë djegur mobiliet. Në luftë me zjarrin ata duket se janë asfiksuar dhe kanë humbur jetën”, tha ai.
Sipas tij, ata kanë jetuar të vetëm pasi që djemtë i kanë në mërgim (Gjermani), dhe vajzat të martuara.