Një fëmijë ka rënë nga kati i dytë i një shkolle në Pejë.
Sipas informacioneve të para bëhet e ditur se ai është dërguar për në spital ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore
Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili deklaroi se fëmija për shkak të lëndimeve të rënda është nisur për në QKUK.
“Sot rreth orës 12:10 policia është informuar se një fëmijë (nxënës) ka rënë nga kati i dytë i shkollës. Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje. Fëmija është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal në Pejë dhe nga aty për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në QKUK-Prishtinë”./Gazeta Enigma/