Partitë “fshijnë” vijat e kuqe në nivel lokal, “dorëzohen” para pushtetit

Partitë “fshijnë” vijat e kuqe në nivel lokal, “dorëzohen” para pushtetit

Para zgjedhjeve lokale partitë ishin ‘përbetuar’ se nuk do të qeverisnin me subjekte politike të caktuara, duke vendosur kështu vija të kuqe për disa prej tyre. Por, me të ardhur në pushtet, këto vija ‘u fshinë’, shkruan Gazeta “Enigma”.

Kjo gjë ndodhi në Prishtinë, ku dy rivalet e kamotshme, LDK-ja dhe PDK-ja, arritën koalicion pas zgjedhor. Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, arriti marrëveshje me këtë subjekt, për të bashkëqeveristur në katër vitet e ardhshme.

E papritura ndodhi edhe në qytetin e Gjilanit. Ndonëse pati “filtrime” para zgjedhjeve midis dy partive, Lëvizja Vetëvendosje në mungesë të numrave në Asamble Komunale, ‘u detyrua’ që të bashkoj forcat me rivalin e kamotshëm, Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Një gjë e tillë ndodhi në raundit e dytë të zgjedhjeve lokale edhe në Gjakovë, ku partia fituese AAK-ja ishte bashkuar me PDK-në.  Koalicionet e tilla po konsiderohen nga analistët se mund të ndikojnë në rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme, ku këto parti sipas tyre do të ‘ndëshkohen’ nga qytetarët për këto koalicione.

“Ndryshimi mund të bëhet edhe me PDK-në”

Ishte kjo deklaratë e kryetarit të Gjilanit, Alban Hysenit pas arritjes së koalicionit me PDK-në, e cila u kritikua nga analist, por edhe nga vet bashkpartiak të Hysenit,

Vetëvendosje e cila në bazë të rezultatit të zgjedhjeve lokale kishte arritur të marr vetëm 10 asamblistë komunal, iu deshën edhe 8 me qëllim që të krijonte shumicën e nevojshme në Kuvend Komunal.
LVV-ja të enjten e gjashtë janarit, ka arritur koalicion për bashkëqeverisje në Komunën e Gjilanit me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).



Me t’u arritur ky koalicion, Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se ndryshimi në qytetin që po udhëheq mund të bëhet edhe me Partinë Demokratike të Kosovës, pasi ditë më parë arritën marrëveshje për të bashkëqeverisur.

Hyseni shtoi se meqë Vetëvendosja ka vetëm 10 asamblistë iu ka imponuar që të bëjë koalicion për të pasur shumicën në asamble.

“Nuk e di nëse ka qenë e pritshme. E paralajmëruar jo, por disi e parashikueshme ka qenë në Gjilan, duke i ditur numrat. Lëvizja nuk ka dalë mirë për kah numri i komunave që kemi fituar, ndërsa Gjilani është e vetmja komunë e madhe që udhëheqim, duke shtuar se udhëhiqet nga një aktivist i vjetër i Vetëvendosjes. Duhen 18 asamblistë për të pas shumicën në Asamble”, ka thënë ai.

“Qytetarët kanë votuar për ndryshim dhe ai nuk do të ishte ndryshim. Nuk po dua me amnistu PDK-në nga gabimet që i ka bërë të kaluarën, por ndryshimin edhe me PDK-në mund të bëjmë. Duke qenë se janë [PDK] qe dy mandate në opozitë, duhet të punojnë për ta kthyer partinë pasi është në gjendje shumë të keqe në Gjilan”, ka thënë Hyseni.

Ndërkohë këtë bashkëpunim të Hysenit, e kanë kritikuar zyrtarët e partisë së LDK-së, parti kjo e cila deri në ardhjen e Hysenit në pushtet kishte qeverisur me Gjilanin.

Koalicionin LVV-PDK, e quan “Koalicion i jaranisë”, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi.

Ajo ka thënë se “hajnat e dikurshëm dhe melaqet e sotme”, janë bërë bashkë.

“Me parulla e thirrje “Hajnat n’burg” erdhën në pushtet. E burgjet u dhanë me qira jo për hajna por për kriminelë nga Danimarka. E në Gjilan kulaqin po e ndajnë bashkë. Urime koalicionin e jaranisë Gjilan !!”, ka thënë ajo.

Prishtinë : “Armiqtë e moçëm”, LDK dhe PDK arrijnë koalicion

Përpos në Gjilan, zhvillime interesante pas zgjedhjeve lokale pati edhe në kryeqytet. Kryetari i sapozgjedhur, Përparim Rama, në mungesë të numrave në Asmable, arriti që të lidh kiolaicion me PDK-në.

Këto dy parti do të qeverisin bashkë kryeqytetin e Kosovës.

E një gjë e tillë nuk u mirëprit nga ish kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. Madje ai tha se edhe një vijë e kuqe u shkel.

“Edhe një vijë e kuqe u shkel. Pa keqkuptime mendoj se koalicioni VV-PDK është përparim në politikë. Ama ka qenë kufi i trashë për tu kaluar”, shkroi Ahmeti.

Ndryshe, Fehmi Kupina i Lidhjes Demokratike të Kosovës është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës.

“Votuesit do të hakmerren në zgjedhjet e ardhshme”

Zhvillimet e fundit në koalicione në nivel lokal i ka komentuar, analisti Faton Mehmeti.

“Me veprimet e fundit, Vetëvendosje ka shkelur mbi fjalën e saj, mbi atë që trumbetonte në vazhdimësi” vija të kuqe me PDK”. Bërja e koalicioneve me PDK është kundër asaj që thonin, në këtë kuptim VV e ka obligim moral që jep një shpjegim se çfarë ka ndodhur që ka ndryshuar qëndrim ndaj PDK, pse u hoqën vijat e kuqe”, ka thënë Mehmeti.

Sipas tij, Vetëvendosje mund t’i humbas votuesit anti PDK.

“Mënyra se si VV bëri koalicion pa asnjë shpjegim, shkon në dëm të saj. Nëse vazhdon kështu, VV do të humbas elektoratin anti PDK, që nuk është edhe i vogël. S’duhet të hesht Vetëvendosje, ajo duhet të shpjegojë pse ndryshojë qëndrim. E ka obligim ndaj elektoratit të saj”, shprehet Mehmeti për Enigmën.

Më tej, Mehmeti ka treguar edhe arsyet që sipas tij, VV-në e quan në koalicion me PDK-në.

“Natyrisht, nëse VV nuk ka sqarim të duhur dhe bindës ndaj votuesve të saj për heqjen e vijave të kuqe ndaj PDK. Kështu që, Vetëvendosje duhet të reagojë me urgjencë që mos ta neglizhojë reagimin e fortë të votuesve të saj ndaj koalicioneve të saja me PDK në disa komuna. Nevoja e madhe që mos të shkohet në zgjedhje në disa komuna e ka shtyrë VV për koalicione me PDK-në, me qytetarët që do ia faturonin VV-së fajin për shkuarje në zgjedhje”, deklaron Faton Mehmeti.

Pavarësisht kësaj, ai thotë se votuesit mund t’i hakmerren Vetëvendosjes në zgjedhjet e radhës.

Ndërkohë edhe Aleanca për Adhmërinë e Kosovës, dega në Gjakovë, në raundin e dytë të zgjedhjeve pati vendosur të bashkojë forcat me Partinë Demokratike të Kosovës. / Gazeta Enigma/.

Related Articles