Një femër është gjetur pa shenja jete në afërsi të xhamisë në Ferizaj.
Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për një 57-vjeçare.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar nënkoloneli Basri Shabani nga Policia e Kosovës na rajonin e Ferizajt.
“Mund të konfirmoj që një person i gjinisë femërore është gjetur në qytet, në afërsi të xhamisë, pa shenja jete, është e lindur në vitin 1964. Njësitë përkatëse janë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe emergjenca”, tha Shabani.