Një grua është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Prishtinë.
Sipas njoftimit të policisë, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Raportohet se në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Ne vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, njofton më tej policia./Gazeta “Enigma”/