Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 2295 persona, ndërsa vetëm 7 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, raporton Gazeta Enigma.
IKSHPK njofton se brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv nga Malisheva, ndërsa nga fillimi i pandemisë numri i rasteve të vdekjes është 2,244.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 147 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 103,711 raste.
Në total numri i rasteve aktive është 1,659.