Një grua ka vdekur dhe shtatë persona të tjerë janë lënduar në aksidentin që ndodhi paraditen e së dielës në fshatin Radavc të Pejës.
Policia ka treguar se dyshohet që aksidenti është shkaktuar nga një shtetas i huaj e për çka edhe është arrestuar.
“Fsh. Radavc, Pejë, 29.08.2021 – 08:35. Një femër kosovare ka vdekur si pasojë e plagëve të pësuara gjatë një aksidenti trafiku, që ka ndodhur midis dy veturave. Gjatë aksidentit kanë pësuar lëndime trupore edhe 7 persona që ishin në dy veturat të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar. I dyshuari mashkull me shtetësi të huaj, që dyshohet të jetë shkaktar i aksidentit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.