Një person ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i lënduar në Pejë, pasi dolën jashtë rrugës përderisa ishin duke udhëtuar me një motoçikletë.
Rasti ndodhi rreth orës 15:30, në fshatin Shtupeq.
Këtë për Gazetën Enigma e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tregoi se personi i lënduar është jashtë rrezikut për jetë. /Gazeta Enigma