Një i vdekur në një aksident trafiku në Gadime të Lipjanit

Një person ka vdekur, pas lëndimeve që ka marrë në një aksident trafiku, që ka ndodhur të premten në mesditë në fshatin Gadime të Lipjanit.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka njoftuar se nga ky aksident kishin mbetur të lënduar tre persona, ndërsa njëri prej tyre tashmë ka vdekur në QKUK.

“Sot rreth orës 15:00 në fshatin Gadime të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Rreth orës 17:15, jemi njoftuar nga QKUK, se njëri nga personat e lënduar në aksident nuk ka arritë të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, tha ajo për Gazetën Enigma.

LEXO EDHE:Lëndohen tre persona, aksident trafiku në Gadime të Lipjanit

Related Articles