Është mesi i pasdites në Kiev, shtatë ditë pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.
Këtu janë zhvillimet më të fundit të ditës së sotme:
Rusia shtrëngon jugun e Ukrainës: Forcat ruse po luftojnë për të marrë kontrollin e qyteteve strategjike në jug të Ukrainës, pas shtatë ditësh luftimesh intensive.
Mariupol nën rrethim: Kryebashkiaku Vadym Boichenko tha se ushtria ruse po krijon një “katastrofë humanitare” në qytetin port.
Beteja për Kherson: Kryetari i bashkisë së qytetit jugor të Khersonit tregoi se kishte rënë të mërkurën, duke thënë se forcat ukrainase ishin larguar. Megjithatë, sipas inteligjencës ushtarake britanike, situata mbetet e paqartë.
Vala e refugjatëve: Më shumë se një milion njerëz janë larguar nga Ukraina në vetëm një javë, sipas OKB-së. Këtu mund të mësoni se si të mbështesni përpjekjet humanitare në Ukrainë.
Bisedimet e pritshme: Një raund i dytë bisedimesh do të zhvillohet të enjten në Bjellorusi midis delegacioneve ruse dhe ukrainase. Raundi i parë të hënën zgjati pesë orë dhe përfundoi pa përparim.
Moska ndryshon taktikën: trupat ruse po angazhohen në sulme më të drejtpërdrejta në qytetet ukrainase pasi përpjekjet për të rrethuar objektiva si Kievi u frustruan, tha një zyrtar i NATO-s, raporton CNN, transmeton Gazeta Enigma.
Granatimet në Kharkiv: Në verilindje të Ukrainës, 34 civilë u vranë nga sulmet ruse në rajonin e Kharkiv në 24 orët e fundit, njoftuan shërbimet e urgjencës këtë mëngjes.
Thellohet izolimi rus: Vazhdojnë të shpallen sanksione dhe sekuestrime asetesh, ndërsa Formula 1 ka përfunduar marrëveshjen e saj për Çmimin e Madh të Rusisë.
Kina mohon kërkesën e supozuar: Kina ka hedhur poshtë një raport të inteligjencës perëndimore që pretendonte se zyrtarët kinezë i kërkuan Rusisë të shtynte pushtimin e saj deri pas përfundimit të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit./Gazeta Enigma/