Të enjten një këmbësor është goditur nga një automjet në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 08:00, në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person (këmbësori). Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, rasti po hetohet nga njësiti i trafikut”, ka theksuar Ahmeti. / Gazeta Enigma.