Situata e mbrëmjes së marte me Fifin, ku u alivanos brenda shtëpisë së Big Brother VIP ka ngjallur reagime të shumta në publik.
Reagimet erdhën edhe nga miqt e saj, artist nga estrada, Flori Mumajesi dhe Buro.
Madje ata kanë publikuar edhe një video me Fifin, ku Bruno ka kënduar këngën që ajo shkroi gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e Big Brother.
Në llogarinë e tij në Instagram Brunu ka shkruar disa fjalë për Fifin, pavarësisht se ajo nuk mund ti sheh por beson se do ta ndjej.
“Sytë po më djegin jo vetëm nga pagjumësia. Ti nuk ke mundësi ta shikosh postimin tim por jam i sigurt që do e ndiesh në zemrën tënde të bardhë. Nuk e di ia kam dalë dot unë me zërin tim nga studio, ti nga Big Brother por doja shumë ta ndaja me të gjithë pak nga shpirti yt”, ka shkruar ai.
Po ashtu, në një postim të bërë në Instagram, Flori Mumajesi ka publikuar gjithashtu njërë nga këngët e Fifit.
“E dua zërin tënd. Dedikuar atyre me të cilët jeta nuk u treguar e drejtë duke iu mohuar fjalët, dëgjimin, por edhe ndjenjat.. Nuk jemi dot perfekt edhe po të mundemi s’do të mund të jemi”, ka shkruar Flori në postimin e tij.
Pas kësaj, Flori ka bërë edhe një reagim tjetër, derisa ka kritikuar ashpër njerëzit që lëshojnë komente nga më të ndryshmet në rrjete sociale./Gazeta Enigma/