Në raportin e MSH-së ku bëhet e ditur edhe mosha e të vdekurve, mësohet se në mesin e viktimave është edhe një i ri.
Nga tetë të vdekurit, një është nga grupmosha 20-29 vjeç nga Istogu, katër janë nga mosha 60-69 dhe tre janë nga mosha 80 +.
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 12,666 testime, 2,279 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe tetë persona kanë vdekur.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 12 mijë e 666 mostra, nga të cilat 2 mijë e 279 kanë rezultuar pozitive.
Si pasojë e infektimit me koronavirus, gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 8 persona.
MSh ka njoftuar se deri më sot 234 mijë e 731 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 18.287.
Në krahasim me dje, numri i rasteve të reja është rritur për 29, ndërsa numri i viktimave është rritur për 4.
Kujtojmë se kohëve të fundit në Kosovë, për çdo ditë po thyhet rekord i ri i rasteve të reja./Gazeta Enigma/