Të shtunën e 31 gushtit një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Ferizaj, raporton Gazeta “Enigma”.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Ferizaj / 31.08.2024 – NN. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Viktima jetonte në banesë me djalin dhe gruan e tij. Në konsultim me prokurorin trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”, njofton Policia. /Gazeta Enigma/