Një person humbi jetën – Krejt çka dihet deri më tani për ngjarjen tragjike në Veternik

Një person humbi jetën – Krejt çka dihet deri më tani për ngjarjen tragjike në Veternik

Të shtunën e 5 prillit ka ndodhur një ngjarje tragjike në Veternik të Prishtinës, ku një person ka humbur jetën si pasojë e shembjes së dheut, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar, raporton Gazerta “Enigma”.

Viktima që ka humbur jetën nga rrëshqitja e dheut është Fatlum Haradini – 40 vjeçar. Për vdekjen e tij kanë njoftuar me dhimbje familjarët, të cilët ende nuk kanë dhënë detaje për ceremoninë e varrimit.

Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 13:00, është pranuar informacioni se dy persona janë zënë nga shembja e dheut në një vendpunishte në rrugën “Gjilani” në lagjen Veterniku në Prishtinë. Nga informacionet e para është bërë e ditur se njëri nga ta është nxjerrë nga aty dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK, ndërkaq fatkeqësisht, tjetri, mashkull, rreth 40 vjeç, është konstatuar  pa shenja jete, nga ana e mjekëve emergjent”, tha ai.

Tutje Borovci ka njoftuar se i lënduari tjetër është dërguar për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Nga informacionet e para është bërë e ditur se njëri nga ta është nxjerrë nga aty dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK, ndërkaq fatkeqësisht, tjetri, mashkull, rreth 40 vjeç, është konstatuar pa shenja jete, nga ana e mjekëve emergjent”.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe në koordinim me prokurorin e shtetit si dhe mekanizmat e tjerë të nevojshëm po vijon punën për sqarimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Policia. /Gazeta Enigma/

Related Articles