Dje në fshatin Bistricë të Leposaviqit është ndaluar një veturë me targa të Serbisë.
Policia njofton se shoferi e ka pranuar se nëpërmes rrugëve ilegale, ka kaluar nga Serbia në Republikën e Kosovës.
Pas intervistimit, i dyshuari është liruar.
“KALIM I PA AUTORIZUAR I VENDKALIMEVE KUFITARE OSE VIJËS KUFITARE- Fsh. Bistricë, Leposaviq. 01.10.2023 – 14:30. Është ndaluar një veturë me targa të Serbisë të cilën e drejtonte i dyshuar mashkull kosovar. I dyshuari ka pranuar se ka kaluar nëpërmes rrugëve ilegale nga Serbia në R. Kosovë. Pas intervistimit, i dyshuarit me vendim të prokurorit është liruar. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.”