Një pjesëtar i KFOR-it ka pësuar infarkt.
Rasti ka ndodhur në Brezovicë, në zonën e quajtur “Qafa e Luanit”.
Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Veseli tha se viktimës i është dhënë ndihma e parë dhe aktualisht është në përkujdesje mjekësore.
“Sot , rreth orës 15:20 Policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se një pjesëtar i KFOR-it, në Qendrën e Skijimit në Brezovicē, mbi hotelin “Molika”, është i shtrirë pa ndjenja. Ekipet e Emergjencës kanë arritur shpejtë në vendin e ngjarjes dhe i kanë ofruar ndihmën e parë mjekësore dhe është nën përkujdesje mjekësore. Janë njoftuar edhe ekipet emergjente të KFOR-i të cilët pritet të dalin në vendin e ngjarjes. Për informata tjera do të ju njoftojmë me kohë!”, tha ai.