Një punëtor ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e rënies nga lartësia e një objekti që po ndërtohet në Fushë Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.
I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa lidhur me rastin janë arrestuar dy pronarët e kompanive punëkryese.
Të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
ASGJËSIM, DËMTIM OSE HEQJE E PAJISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIM I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS/ Fushë Kosovë, 04.02.2023 – 13:36. Një mashkull kosovar, ka rënë nga lartësia e një objekti në ndërtim, duke pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore, ka dalë edhe prokurori si dhe inspektori i punës. Lidhur me rastin janë arrestuar dy meshkuj kosovar, pronar të kompanive punë kryese dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje