Bernardo Sopai është shqiptari i radhës pas Ilir Latifit që do ta shohim duke garuar në UFC.
Lajmin e ka bërë të ditur vet sportisti në rrjetet sociale.
Kundërshtari i shqiptarit që përfaqëson dy shtete, Greqinë dhe Suedinë do të jetë Vinicius Oliviera.
Oliviera dhe Sopai do të garojnë njëri me tjetrin të shtunën në UFC Vegas 87.
Në rrjetet sociale, Sopai ka marrë mbështetje edhe nga Ilir Latifi, i cili pritet që t’i qëndroj mbrapa sportistit shqiptar.