Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar vetëm një vdekje nga COVID, raporton Gazeta Enigma.
Nga dy mijë e 370 teste, 25 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me COVID, derisa 362 janë shëruar.
Numri total i dozave të administruara është mbi 1 milion, ndërsa brenda 24 orëve janë vaksinuar 12 mijë persona.
Në Kosovë janë një mijë e 335 raste aktive.