Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar vetëm një rast i viktimave nga COVID, raporton Gazeta Enigma.
Nga një mijë e 515 testime, vetëm shtatë raste kanë rezultuar pozitive me COVID, derisa 199 janë shëruar.
Në total, numri i dozave të administruara është mbi 1 milion, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë pesë mijë e 41 doza.
Ndryshe, dy mijë e 44 raste aktive janë në Kosovë