Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se grupet kriminale në barrikada po imitojnë ish-gjeneralin e detashmenteve çetnike, Drazha Mihailoviqin.
Ai ka thënë se barrikadat në veri janë vendosur nga njerëz me uniforma të errëta.
I pari i Qeverisë, përshkruan tipare tjera fizike të barrikaduesve, që i bëjnë ata t’i ngjarjnë edhe më shumë Mihailoviqit sipas tij.
“Këto janë barrikada të njerëzve me uniforma të errëta, njerëz që janë tullac, me mjekër, duke imituar Drazha Mihailoviqin. Barrikadat e Ëagnerit. Ata kanë armë dhe vendosin barrikada jo për të penguar kalimin e automjeteve, por për të mbrojtur atë njeri të armatosur me uniformë që do të qëllonte në automjete që do t’u afroheshin. Pra, këto janë barrikada luftarake”, ka thënë kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një intervistë për portalin Istraga.ba.