Drita ka kaluar në raundin e tretë të Ligës së Konferencës, pas tri fitoreve rresht.
Skuadra gjilanase tani ka mësuar edhe kundërshtarin e radhës, pasi në këtë raund, do të takohet me skuadrën nga Letonia, FK Auda.
Dy ekipet do të përballen për herë të parë më njëra tjetrën.
Kush është KF Auda?
KF Auda ka fituar vetëm një herë Kupën e Letonisë, ndërsa në këtë sezon, është në pozitën e pestë me 31 pikë nga 24 ndeshje.
Skuadra ka shumë lojtarë të huaj, ku dominojnë ata nigerianë, brazilianë dhe senegalezë.
Sa i përket vlerës së skuadrës, Auda, vlen 5.21 milionë euro, që është pak më shumë se Drita, e cila vlen 5.1 milionë euro.
Për të arritur në raundin e tretë, Auda fillimisht mposhti në dy ndeshje B36 Torshavn nga Ishujt Faroe me rezultat të përgjithshëm 3-0, për të mposhtur pastaj Cliftonvillen.
Nëse Drita kalon Audan, shortin për play-off do ta mësojë më 5 gusht 2024.