Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike ka njoftuar se ka prishje të rrjetit elektrik, si pasojë e reshjeve të shiut dhe erërave të fuqishme.
“Si pasojë e motit të keq me reshje të mëdha të shiut dhe erë të fuqishme kemi disa dalje të tensionit të mesëm jashtë punës dhe si rrjedhojë ka edhe prishje”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.
KEDS-i shtoi se ka dërguar ekipe në terren, të cilat po merren me identifikimin dhe rregullimin e prishjeve.
“Ekipet e KEDS-it janë në terren në numër të shtuar për të vepruar sa më shpejt në identifikimin e prishjeve dhe rregullimin e tyre. Numri i ekipeve do të vazhdojë të rritet dhe shpërndahet në bazë të nevojave të terrenit”, thuhet tutje.