Republika e Kenias së fundmi e ka njohur shtetin e Kosovës, duke u bërë shteti i 118-të që e ka njohur pavarësinë e vendit.
Lajmin fillimisht e bëri të ditur ish-ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, i cili publikoi pamje nga ceremonia e nënshkrimit të vendimit nga presidenti i Kenias, William Ruto. E më pas, presidentja Vjosa Osmani e konfirmoi njohjen.
Megjithatë, në një postim në platformën X të Ministrisë së Jashtme të Kenias thuhet se Pacolli ishte aty si i dërguar i posaçëm i presidentes Osmani.
“Shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 mori miratimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë më 2010. Kenia e ka njohur Kosovën në interes të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, integritetit territorial dhe në avancimin e forcimit të marrëdhënieve me shtetet e Ballkanit. Prandaj, presidenti William Ruto sot takoi të dërguarin e posaçëm të presidentes Vjosa Osmani, Behgjet Pacolli, në Presidencë në Nairobi”, thuhet në postimin e ministrisë së Kenias. /Gazeta Enigma