Monumenti Newborn, me rastin e Ditës së Pavarësisë, si çdo vit tjetër, ka marrë pamje të re, vetëm se këtë herë, ndryshe nga përvjetorët e tjerë ku u është ndryshuar ngjyra apo kuptimi, kësaj radhe, shkronjave të mëdha u është ndërruar edhe vendi.
Nga NEWBORN në NONEWBR, me këto dy shkronja të fundit që thonë “Broken Republic”, e gjitha me kuptimin “Jo një republikë e re e thyer” (bosnjëzim i Kosovës), në kundërshtim të një Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe, diçka për të cilën po bëhet trysni e madhe nga faktori ndërkombëtar dhe nga vetë Serbia.
Megjithatë, kryeministri Albin Kurti vazhdon të thotë se krijimi i një asociacioni të tillë është i nevojshëm, pasi serbët kanë të drejta të barabarta me komunitetet tjera dhe se krijimi i një asociacioni mono-etnik nuk shkon në frymë me Kushtetutën.
Në vazhdim mund të shihni disa fotografi të shkrepura nga kameramani Bleron Llugiqi, që tregojnë pamjen e re të monumentit.