Chelsea u kthye nga disavantazhi prej dy golash për ta barazuar rezultatin kundër Liverpoolit dhe për të marrë një pikë të plotë në kryendeshjen e javës së 21-të në Ligën Premier.
Megjithëse rezultati ishte i barabartë, Blutë janë marrë notë mesatare më të lartë në krahasim me Redsat, falë angazhimit për t’u rikthyer në rezultat.
Sa i përket paraqitjes më të mirë, te vendasit spikatin mesfushorët Mateo Kovacic dhe Marcos Alonso, ndërsa te mysafirët janë veçuar dy golashënuesit, Sadio Mane dhe Mohamed Salah.
Fabinho e Diogo Jota janë lojtarët me notat më të ulëta te mysafirët, por edhe në përgjithësi në ndeshje.
Në vijim sjellim vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave, sipas SofaScore, në ndeshjen Chelsea 2-2 Liverpool.