Një person është gjetur dje pa shenja jete në fshatin Koretishtë të Novobërdës.
Rasti është raportuar nga një person. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Ndërkohë, Policia po e heton si vdekje e dyshimtë.