Gjykata Themelore në Gjilan e ka shpallur fajtor Nuhi Mavrovqanin dhe e ka dënuar me 25 vite burgim, për vrasjen e gruas së tij, më 25 korrik të vitit të kaluar në Berivojcë të Kamenicës, raporton Gazeta Enigma.
Kujtojmë se Mavrovqani ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata Themelore në Gjilan, për veprën penale vrasje e rëndë, ku i akuzuari kishte vrarë bashkëshorten e tij, Sabile Mavrovqanin. Mavrovqani, pati pranuar se e ka vrarë gruan e tij.
Por në prill të këtij viti, Gjykata e Apelit e anuloi dënimin me burgim të përjetshëm kundër të akuzuarit Nuhi Mavrovqani.
Në procesin e parë gjyqësor, trupi gjykues kishte vlerësuar që i njëjti e kishte goditur disa herë gruan me shufër metalike në pjesë të ndryshme të trupit, derisa 34-vjeçarja kishte mbetur pa ndjenja dhe ndërroi jetë.
Në atë seancë u vendos që të mos vazhdohet tutje pa pranuar raportin e ekzaminimit psikiatrik të cilit Mavrovqani i është nënshtruar muaj më parë, për çka Instituti i Psikiatrisë ende nuk kishte dërguar të gjeturat në gjykatë./Gazeta Enigma/