Munishi pas barazimit me Dritën: Jam shumë i lumtur që po rikthehet entuziazmi për futbollin në kryeqytet

Munishi pas barazimit me Dritën: Jam shumë i lumtur që po rikthehet entuziazmi për futbollin në kryeqytet

Prishtina dhe Drita i kanë ndarë pikët duke barazuar në ndeshjen e mbetur në kaudër të xhiros së tretë në Superligën e Kosovës.



Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi pas ndeshjes ka deklaruar se entuziazmi për futbollin është kthyer në kryeqytet, shkruan Gazeta Enigma.

Ai ka përgëzuar lojtarët e tij për lojën e sotme.

“Në klub mbretëron një atmosferë shumë e mirë, entuziazmi për futbollin në qytet është rikthyer në masë të madhe. Drita ka një ekip të fortë, e dinim që kemi një kundërshtar të fortë përpara. I përgëzoj djemtë për angazhimin e tyre në këtë takim, duhet të vazhdojmë të punojmë me besim të plotë. Ne do të vazhdojmë të luftojmë, për mua është kënaqësi sepse është një Prishtinë që po rilind në të gjitha aspektet”, tha Munishi.

Pas këtij barazimi Prishtina pozicionohet në vendin e katërt me 12 pikë.

Ndërsa Drita në vendin e parë me 18 pikë.

Prishtina në xhiron e ardhshme luan si vendas ndaj Trepçës ’89.

Kurse, Drita e pret në shtëpi Drenicën.

Related Articles