Me të filluar seanca e Kuvendit, deputeti i Partisë Demokratike, Ferat Shala është përplasur me udhëheqësen e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, raporton Gazeta “Enigma”.
Kjo pasi Bogujevci, duke u thirrur në rregulloren e Kuvendit nuk ia vazhdoi sekondat për të përfunduar fjalimin, meqë ende ishte pika e deklarimit për rendin e ditës.
I ashpër ka qenë reagimi i deputetit Shala i cili duke rrahur folurën i thotë se nuk do ta lëshoj pa ia dhënë fjalën.
“Nuk e lëshoj këtë foltore pa ma jep fjalën”, tha ai.
Pas kësaj reagoi Bogujevci, duke theksuar se “t’i kisha dhënë edhe 30 sekonda nëse kishe ditë me u sjellë”. / Gazeta Enigma.