Administrata Tatimore e Kosovës i ka larguar dy zyrtarë nga puna pasi nuk e respektuan orarin e punës.
Sipas njoftimit, ndaj tyre janë shqiptuar tri masa disiplinore për mungesa të paarsyeshme në punë.
“ATK me datë 12 gusht 2021 ka marrë vendim për shqiptimin e tri masave disiplinore ndaj tre zyrtarëve të ATK-së Masat disiplinore janë shqiptuar në mungesa të paarsyeshme në punë mbi pesë (5) ditë.
Lidhur me shkeljet e rënda të konstatuar nga Komisioni Disiplinorë, dy zyrtarëve ju është shqiptuar masa disiplinore largimi nga Shërbimi Civil në përputhje me nenin 47, paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 të Ligjit Nr. 06/114 për Zyrtarë Publikë. Ndërsa, zyrtarit tjetër ju është shqiptuar masa disiplinore për shkelje të rënda, ndalim i ngritjes në detyrë në përputhje me nenin 47, paragrafin 1, nën paragrafin 1.3 të ligjit nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publik”, thuhet më tutje në njoftim.