Ka përfunduar seanca e Kuvendit të Kosovës, pasi nuk pati kourum për votimin e Boridit të RTK-së.
Pika e fundit e rendit të ditës për votim, ishte “Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës”.
Konjufca ka thënë se mos pjesëmarrja e deputetëve të opozitës për votim të kësaj seance është e qëllimshme.
“Mendoj se mospjesëmarrja e deputetëve është bojkot i qëllimshëm, nuk ka kushte për mbajtje të kësaj seance na duhet ta shtyjmë për një datë tjetër”, ka thënë ai. /Gazeta Enigma/.